Mesfushori i Club Brugge, Ardon Jashari, pritet t’i kërkojë klubit të tij ta lejojë transferimin te Milani.
Sipas “Sky Sport Italia”, Jashari ka refuzuar ofertat nga Chelsea, Bayer Leverkusen dhe Al-Nassr (Neom) nga Arabia Saudite.
Futbollisti ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet Milanit – klubit për të cilin është tifoz që nga fëmijëria.
Milani raportohet se është i gatshëm të paguajë 33.5 milionë euro për kartonin e tij.
