Ardiana Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë

TË FUNDIT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi përmes një postimi prekës në Facebook ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.

Matoshi ka bërë të ditur se të mërkurën do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

“Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes… I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here. E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja. Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni”, ka shkruar mes tjerash Matoshi.

MARKETING I PAGUAR POLITIK