Ish-ministrja për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e cila kishte qëndrime të ngurta kundrejt Maqedonisë së Veriut, tani kërkon pozicione në lidhje me bisedimet e të dyja vendeve nga kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov. Ajo në seancën për pyetjet e deputetëve në Kuvendin bullgar e pyeti kryeministrin aktual se si të zhvillohen bisedimet mes dy vendeve fqinje.
“A e keni ndërmend të bashkëveproni me situatën kombëtare dhe ta zëvendësoni këtë me diçka tjetër? Nëse po, a është kjo në kombinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe partnerët e koalicionit?”, tha Ekaterina Zaharieva, ish-ministre e Punëve të Jashtme.
Duke ju përgjigjur pyetjes së ish-ministres, Petkov tha se qëndrimi i Bullgarisë për procesin negociues me Maqedoninë e Veriut është ruajtur pikërisht ashtu siç është dakorduar në marrëveshjen e koalicionit ndërmjet partive politike. Qëndrimi është i njëjtë, thotë ai, por Qeveria në Sofje po e përmirëson atë me pesë komisione të ndryshme të veçanta për të përmirësuar këto marrëdhënie.
“Në koalicionin tonë kemi qëndrim të qartë dhe të përgjithshëm, i cili është votuar para gjithë popullit bullgar. Kemi koordinim të plotë me Ministrinë në lidhje me këtë temë. Me vetë faktin që më 18 janar do të zhvillojmë bisedime, dëshmojmë se fqinjësia e mirë është parimi kryesor për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”, tha Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë.
Për kryetarin e VMRO-D-MNE-së, Hristijan Mickoski, është e pa pranueshme që kryeministri i ri i Maqedonisë të negociojë në emër të popullit. Hapur e ftoi kryeministrin bullgar që negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë t’i vazhdojnë më partinë e tij si partia më e madhe në vend.
“Ky kryeministër, mandatar i cili do ta vazhdojë përbërjen e qeverisë, nuk ka kredibilitet të negociojë në emër të popullit maqedonas për identitetin e tyre, aq më pak aventuristi Buçkovski të japë çfarëdo lloj premtimi dhe në bazë ditore ta shkelë pozitën negociuese e cila me vite të mos them me dekada është ndërtuar. Pra pres jo vetëm nga Petkovi por nga të gjithë ata që e lehtësojnë procesin ta dëgjojnë zërin e partisë më të madhe politike”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE –së.
Pritet që më 17 janar në Kuvendin e Maqedonisë do të votohet qeveria e re dhe kryeministër i ardhshëm do të jetë Dimitar Kovaçeski, i cili e morri mandatin nga presidenti I shtetit. Një ditë më vonë më 18 janar do të takohet më kryeministrin e ri bullgar Kiril Petkov. Petkov këtë e konfirmoi sot në seancën për pyetje deputetesh në parlamentin bullgar, ku theksoi edhe faktin se do të duhet të udhëtoj nëpërmjet Vjenës sepse nuk ka një linjë direkte ajrore nga Bullgaria në Maqedoni.
