Arbër Ademi: Disa puthadorë shqiptarë po bashkëpunojnë me VMRO-në dhe Levicën

TË FUNDIT

Koordinatori i deputeteve të BDI-së Arbër Ademi tha se në Kuvend po bëhet abuzim me debatin për shkarkimin e ministrave me siç tha, stërgjatjen e bezdisshme të fjalimeve nga ana e disa deputetëve opozitar.
Ademi për TV21 tha se ekziston edhe njëfarë lloj koalicioni konspirativ mes VMRO, Levicës dhe disa, siç i quajti puthadorësh shqiptarë të cilët po e ushqejnë këtë koalicion me lajme të rreme, shpifje dhe akuza.

“Nuk është fshehtësi të themi se ekziston njëfarë lloj koalicioni konspirativ i VMRO, Levicës dhe disa puthadorëve shqiptar të cilët e ushqejnë këtë koalicion me lajme të rreme me shpifje akuza , duke mos kursyer asnjë vlerë të jetës e të diskursit publik. Është simptomatike se këto grupe çdoherë paraqiten në çaste vendimtare për vendin dhe për shoqërinë. Ata kanë tentuar për të cenuar procese të cilat rrjedhin nga marrëveshja e Ohrit për të rrënuar parimin fituesi me fituesin.”- tha Arbër Ademi – BDI-së.
Ademi pohon se të gjithë deputetët e BDI-së do të votojnë pro rikontsruimit të Qeverisë.
Zyrtarisht si koordinator i grupit parlamentar të BDI-së asnjëri prej deputetëve nuk ka paralajmëruar ndonjë votim kundër por pavarësisht gjitha zhvillimeve të cilët i besojnë Ali Ahmetit në vizionin e tj për një të ardhme më të mirë.
Edhe Grupi i Zjarrit mendoni se do të votojë pro?
Po e përsërisë të gjithë deputetët të cilët i besojnë Ali Ahmetit do ta japin mbështetjen për një koncept të këtillë për një Maqedoni europiane dhe një fronti të përbashkët europian.
Koordinatori i deputeteve të BDI-së gjithashtu shtoi se shumica parlamentare do të ketë një shumicë më të madhe se sa ajo e kaluara.