Arben Taravari në Daily Click: Brenda mandatit, gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe

TË FUNDIT

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin Daily Click në TV21 i cili do të transmetohet nesër (e martë) në ora 11:00, theksoi se brenda mandatit gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe.

Taravari: “Këtë mandat, këto 4 vjet, gjuha shqipe do të qëndrojë në Kushtetutë jo si 20%, por gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe.

TV21: Në tërë territorin e Maqedonisë?

Taravari: Gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe dhe jo gjuha e 20% e atyre që jetojnë mbi 20% në Maqedoni po gjuha shqipe.

EMISIONI DAILY CLICK TRANSMETOHET TË MARTËN NË ORA 11:00 NË TV21 DHE NË TË GJITHA RRJETET SOCIALE TË TV21.