Araghchi mbërriti në Rusi, pritet të takohet me Putinin

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka mbërritur në Shën Petersburg për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Vizita vjen pas samitit të pasuksesshëm me SHBA-në në Islamabad.

“Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, këtë mëngjes mbërriti në Shën Petersburg, Rusi, për t’u takuar dhe për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putin”, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Presidenti amerikan Donald Trump, të shtunën, anuloi udhëtimin e planifikuar në Islamabad të të dërguarve të tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner.