Ministria e Punëve të Brendshme të Arabisë Saudite ka njoftuar se ka arrestuar 93 persona, shumica e të cilëve i përkasin grupi të shtetit islamik IS, duke parandaluar kështu një varg të sulmeve.
Në mesin e të arrestuarve, 65 prej tyre janë shtetas të Arabisë Saudite, njofton TetovaSot.
Një nga shtetasit sauditë dhe dy sirianë të cilët kishin planifikuar sulme vetëvrasëse me makina- bombë në ambasadën amerikane në Riad, u zbuluan në mars./KL/
