Aq e pati objekti te “Mavrovasja”, pronari i lokalit e quan vendim politik, paralajmëron ankesë edhe në Strazburg

Must Read

Snopçe: Vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia është e partizuar!

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Halil Snopçe në magazinën informative në TV21, tha se vetë ministrat e kësaj...

A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore...

Tetovë, infektohet një edukatore me Covid-19, izolohen fëmijët që kanë qenë nën përkujdesjen e saj

Një edukatore e çerdhes “Rinia” në Tetovë ka rezultuar pozitiv me Covid 19. E njëjta   tani është...
- Advertisement -

Për shumë javë ishte ndër temat më të diskutuara në kryeqytet, por sot i erdhi fundi objektit tek “Mavrovasja”.

Në mëngjes, eskavatorët nisën rrënimin e kafenesë përballë përmendores së Hasan Prishtinës.

- Advertisement -

Nga hekuri e betoni i tepërt që kishte, rrënimi nuk ishte aspak i lehtë për punëtorët e Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”.

U deshën 6 orë për ta prishur vetëm një pjesë të objektit.

- Advertisement -

Punëtorët u konsultuan mes vete se si t’ia lehtësojnë vetes punën.

Pronari i objektit, Mevludin Aliti, i cili për autoritetet ishte i pakapshëm, thotë se identiteti i tij ka qenë i njohur për organet që e kërkonin, ndërsa shton se objekti është legal dhe se posedon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

- Advertisement -

“Unë e kam objektin si objekt afarist, çka kanë Qeveria nuk e di, kjo është diçka e paparë. Do t’ju tregoj fletëpronësinë, projektin një nga një dhe le ta dij shteti se unë kam dokumente. Unë 25 ditë  në qendër të qytetit të punoj dhe asnjë nga inspektorët të mos vijë këtu d.m.th. që kam leje. Shkoj sipas  nenit 76 të Ligjit për Ndërtim, renovim të objektit sepse më është djegur tërësisht”, theksoi Mevludin Aliti, pronar i objektit.

Ai madje në formë provokuese tha se ai që e dëshiron objektin e tij, le të paraqitet dhe ai do ia falë. Gjithë këtë e quan vendim politik.

“Na ndodhi Kosmosi, do të na ndodhë edhe shumë herë për sa kohë që vendimet bazohen në emocionet e politikës”, u shpreh Mevludin Aliti, pronar i objektit.

Se objekti është me leje e pohuan edhe dy avokatët e tij, ndërsa paralajmëruan se do të ankohen deri në Gjykatën e Strasburgut.

 “Ai ka dokumentacion. Unë mendoj se do të shkojmë në gjyq. Ne do të kërkojmë zhdëmtim për atë që është bërë, sepse ai ka të drejtë ligjore për të rindërtuar objektin e tij. Jam i bindur që kjo bëhet me rindërtim të objektit. E di që ju të gjithë jeni të interesuar të dini nëse ka pasur leje ndërtimi. Ky është një problem i vetë procedurës së legalizimit. Objektet e paligjshme legalizohen vetëm me një elaborat dhe legalizohet sipërfaqja. Ai është në atë zonë, ai ka marrë legalizim”, potencoi Aleksandar Varella, avokat.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, edhe pse kishte ngjarje gjatë ditës së sotme, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegovin, nuk u paraqit për të dhënë shpjegime shtesë, ndërsa Shilegov edhe njëherë pohoi se objekti i ndërtuar është pa leje.

 “Unë i inkurajoj autoritetet komunale të të gjithë komunave në qytetin tonë, jo vetëm në Çair ku po ndodhemi, të hyjmë në luftë kundër ndërtimeve pa leje, për shkak se nuk jemi korrekt ndaj investitorëve të vetëdijshëm, ndaj njerëzve që i paguajnë faturat, tatimet ndaj shtetit, komunalet, për shkak se i vendosim në një pozitë të pabarabartë dhe këtë ne si autoritete nuk duhet ta lejojmë”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ndërkohë me qëllim të sigurimit të prezencës të të dyshuarit Mevludin Aliti gjatë gjithë këtij procesi, prokurori kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale-Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së kujdesit, ndalesë për të lëshuar vendbanimin, obligim që të paraqitet kohë-pas kohe në Gjykatën Penale-Shkup dhe marrjen e pasaportës.

- Advertisement -

Snopçe: Vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia është e partizuar!

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Halil Snopçe në magazinën informative në TV21, tha se vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia...

A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore se pse fillim viti shkollor...

Tetovë, infektohet një edukatore me Covid-19, izolohen fëmijët që kanë qenë nën përkujdesjen e saj

Një edukatore e çerdhes “Rinia” në Tetovë ka rezultuar pozitiv me Covid 19. E njëjta   tani është në gjendje të mirë shëndetësore,...

Hajko Mas është në karantinë, i infektuar me Covid-19 një person i sigurimit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka qenë pozitiv në koronavirusin e...

Mbi 80 dyqane në QTQ janë të mbyllura, jepen me qira pa pagesë! Nuk mund t’i paguajnë as faturat

https://youtu.be/J0R4RWmTr_U Dyqanet jepen me qira ose shiten. Këto shpallje mund të shihen në shumë dyqane të Qendrës...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -