Aprovohet nga Biden, SHBA i shet 735 milionë dollarë armë Izraelit

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Joe Biden raportohet të ketë aprovuar shitjen e 735 milionë dollarëve armë me precizion të lartë për Izraelin.

Lajmin e bën të ditur Washington Post.

Sipas gazetës, Kongresi u njoftua zyrtarisht për shitjen e propozuar në 5 maj, gati një javë para se të fillonte dhuna.

Disa nga kolegët demokratë të Biden tashmë janë duke e kritikuar shitjen, sipas raportimeve.

Një demokrat në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës i tha gazetës se “lejimi i kësaj shitje të propozuar të bombave inteligjente të kalojë pa bërë presion mbi Izraelin për të rënë dakord për një armëpushim duke krijuar kushtet kështu për një masakër të mëtejshme”.