Apple pas lançimit të të modeleve më të fundit iPhone 6S dhe 6S Plus, vendosi që të ndalonte shitjen e telefonit më të vjetër, iPhone 5C.
Ndërkohë ju akoma mund të gjeni në treg versionet e iPhone 5S me modelet 16 ose 32 gigabajt, gjithashtu pritet që Apple të lançojë dhe një version më të lirë të iPhone 5S në muajin dhjetor, pajije që do të jetë me 8 gigabajt memorie të brendshme.
iPhone 5S me 16 gigabajt do të kushtojë 450 dollarë ndërsa ai me 32 do të kushtojë 499 dollarë, ndërsa modeli i ri me 8 GB pritet të kushtojë 400 dollarë
