Apple po vjen me risi

TË FUNDIT

Pas prezantimit të iPhone 17, Apple po përgatitet për një tjetër event në tetor. Gjiganti teknologjik do të prezantojë produkte të reja.

Mark Gurman nga Bloomberg thotë se mund të ndodhë prezantimi i iPad Pro me çipin M5, bashkë me produkte të tjera.

Kjo nënkupton Vision Pro dhe versione të rifreskuara Apple TV, HomePod mini dhe AirTag.

iPad Pro i ri pritet të ketë kamerë të dyfishtë në pjesën e përparme. Vision Pro mund të ketë çip më të shpejtë M4 ose M5, rrip të ri për më shumë rehati dhe ngjyrë Space Black.

Apple TV mund të ketë çipin A17 Pro ose N1, suport Wi-Fi 7 dhe përmirësime për Apple Intelligence.

HomePod mini mund të ketë çip të ri S-series, cilësi më të mirë tingulli, një çip Ultra Wideband të gjeneratës së dytë dhe me gjasë, ngjyra të reja.

AirTag mund të ketë një gjurmueshmëri të shtuar, rezistencë dhe sinjale më të qarta baterie.

Modelet e MacBook Pro me çip M5 thuhet se janë në prodhim, por mund të mos prezantohen deri në fillim të vitit 2026. Gjithashtu pritet të ketë ekran OLED dhe dizajn më të hollë.