“Stop Korona” është emri i aplikacionit që duhej të ndihmojë në përballjen me pandeminë. Tetë muaj më vonë, nëse e hapni ueb faqen, do tu arrijë njoftim se bëhet fjalë për faqe të pasigurt apo të infektuar me virus, por jo me korona.
Aplikacioni u promovua në muajin prill dhe duhej t’i paralajmërojë qytetarët, ndërsa të informojë autoritetet për klasterët dhe personat që kanë qenë në kontakt me të infektuar.
Në përballjen me virusin, teknologjitë e reja kanë marrë hov të madh, por a u treguan edhe te ne efikase edhe në praktik?
“Të ngjashme janë përvojat e këqija me këtë aplikacion edhe në shtete tjera botërore, nuk është vetëm Maqedonia e vetmja ku nuk ka efekt kthyes nga shfrytëzimi. Përkatësisht, si mund të jetë aplikacioni efikas nëse njerëzit edhe më tej grupohen nëpër kafenetë si “Avatar” apo “Mosh”, tha Aleksandër Stojanov – Komisioni për Sëmundje Infektive.
Çfarë ndodhi me aplikacionin dhe nëse ai në ndonjë mënyrë ndihmoi në trajtimin e virusit korona në Maqedoni, ne kërkuam përgjigje nga Ministria e shoqërisë informative dhe administratës, por nuk morëm përgjigje.
Në një përfundim të përmbledhur, autoritetet shëndetësore dhe ekspertët mjekësorë thonë se aplikacionet e këtij lloji kanë mangësi në pjesën e pranimit për përdorim më të gjerë dhe me këtë ata nuk kanë luajtur rol të rëndësishëm në shoqëri për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
“Për më tepër, deri më tani nga biseda me kolegët, por edhe me shumë mjekë, unë nuk kam arritur deri te informacioni se telefoni i dikujt është kontrolluar ndonjëherë edhe kur ai ka raportuar se është pozitiv. Gjegjësisht, i gjithë komunikimi me të infektuarit dhe mjekët bëhet përmes telefonit, dhe shpërndarja e vendimit për vetëizolim merret përmes Viber-it, i cili në praktikë nuk është as dokument ligjor i mbështetur me rregullat ligjore”, u shpreh Nikolla Panovski – Mikrobiolog.
Aplikoacioni u lëshua në përdorim gjatë kohë së numrit më të lartë të të infektuarve me virusin korona, kur kishim mbi 200 të infektuar në bazë ditore. Aplikacioni ishte donacion nga kompania “Neksens”, dhe numri i përdoruesve të aplikacionit është rreth 50,000.
