Apeli për rastin në Onkologji: Vasev premton se s’do të arratiset, kërkon shfuqizim të arrestit shtëpiak

TË FUNDIT

Ish drejtori i Klinikës së onkologjisë, Nino Vasev, që akuzohet për keqpërdorim të terapisë së shtrenjtë biologjike dhe mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve, kërkon që t’i shfuqizohet paraburgimi shtëpiak të cilin para një muaji ia shqiptoi Gjykata penale. Vasev në seancën e sotme para trupit të përbërë prej tre gjykatësve të apelit vetëm shkurt u drejtua dhe tha se pret proces gjyqësor të drejtë.

“Kërkoj proces gjyqësor të ndershëm dhe shfuqizim të masës së paraburgimit. D.m.th. kërkojmë të mbrohemi në liri”, tha Nino Vasev, ish drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Avokati i tij Nikolla Stavrev theksoi se ai gjatë gjithë procedurës hetimore në mënyrë aktive ka bashkëpunuar. Pohoi se Vasevi nuk do të arratiset edhe për shkak se deri më tani ka qenë i qasshëm për organet e ndjekjes dhe se materiali i dëshmive nuk mund të jetë bazë për përcaktimin e masës së paraburgimit. Pohimet e tilla janë të papranueshme për prokurorinë. Sipas prokurores Fatime Fetai arresti shtëpiak duhet të zëvendësohet me arrest efektiv për shkak se është e sigurt se do të dënohet kështu që, ekziston dyshime se mund të arratiset.

“Prokuroria ende nuk e ka akumuluar atë sasi të dëshmive që dyshimet fillestare bazike do të ngriten në nivel më të lartë deri në atë që janë tani, nivel në të cilin në bazë të provave të siguruara materiale PTHP Shkup mund të pret sjelljen e vendimit për ta dënuar. Sa më e sigurt të jetë përballja me mundësinë për dënim me burg efektiv, aq më i madh është rreziku nga arratisja”, theksoi Fatime Fetai, Prokurore.

Shfuqizim të paraburgimit shtëpiak kërkoi edhe Nehat Nuhi i cili së bashku me Vasevin është i akuzuar për keqpërdorim të postit, keqpërdorim të shërbimit, mashtrim dhe mjekim të papërgjegjshëm. Gjykata e Apelit në mënyrë shtesë do të sjellë vendim nëse do ta pranojë kërkesën e ish drejtuesve të Onkologjikut për shfuqizimin e paraburgimit shtëpiak.