Lideri i partisë E Majta (Levica), Dimitar Apasiev, njëkohësisht deputet në Kuvend, sot është marrë në pyetje në Prokurorinë Publike Themelore, për shkak të padive penale që janë ngritur kundër tij për shkak të gjuhës së urretjes në postimet e tij në rrjetin social Facebook.
Apasiev theksoi se pas publikimeve të tij, ka marrë kërcënime për jetën dhe të familjes së tij, por shtoi se kjo nuk do ta bëjë që të ndryshoj mendje që të postoj përsëri.
Tanja Milevska dhe Mersiha Smailoviq nga Komiteti i Helsinkit kanë dorëzuar padi penale kundër tij Dimitar Apasiev ndërsa Apasiev paralajmëroi padi penale edhe kundër tyre.
Apasiev u morr në pyetje nga Prokuroria pas postimit të tij në Facebook, menjëherë pas zgjedhjeve, në të cilin shkruante “Kot na lëpiheni, do të ju qëllojmë të gjithëve”.
