Anulon koncertin, Rita Ora dërgohet me urgjencë në spital

TË FUNDIT

Rita Ora ka anuluar koncertin e saj vetëm disa orë para se të ngjitet në skenë në Hungari pasi u dërgua me urgjencë në spital për shkak të sëmundjes misterioze.

Rita Ora ka anuluar shfaqjen e saj në Hungari vetëm disa orë para se të dilte në skenë, pasi e kaloi natën në një spital të Budapestit, ka raportuar Daily Mail.

Ylli botëror nga Kosova pritej të performonte në Campus Fesztival në Debrecen, por sipas ‘urdhrave të mjekëve’, Rita ka bërë të ditur se duhej të anulonte shfaqjen dhe “pushonte”.

Përmes një postimi në Instagramin e saj, Rita njoftoi ndjekësit e saj me një mesazh në Stories, por nuk konfirmoi se çfarë problemi kishte.

Ajo shkroi: “Ju lutemi falni këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte”.

“Duke kaluar natën në spital në Budapest, më duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek urdhrat e mjekut.