Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor, është anuluar matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtarë për këtë vit shkollor! Këto vendime i ka sjellë Qeveria në seancën e sotme ku u miratuan një sërë masash në arsim.
“Viti aktual shkollor do të vazhdojë të zhvillohet deri në fund përmes organizimit të mësimit në distancë, respektivisht përmes mësimit nga shtëpia. Kështu që nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore deri me 10 qershore”, tha Arbër Ademi Ministër i Arsimit.
Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollorë 2020/2021 do të realizohet në Qershor, ndërsa rregullohen regjistrimet në institucionet e arsimit të lartë.
“Listën me filloristët e regjistruar shkolla do ta publikojë më se voni deri më 15 korrik, ndërsa të gjithë ata që nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre dhe nuk kanë kryer këtë obligim ligjor do të marrin shkresa për rikujtim”, tha Arbër Ademi Ministër i Arsimit.
Ademi theksoi se notimi i nxënësve do të vijojë sipas rregullores së hartuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
