Anulohet kongresi i jashtëzakonshëm i VMRO-DPMNE-së!

TË FUNDIT

Është anuluar kongresi i jashtëzakonshëm i VMRO-DPMNE-së, që u paralajmërua për më 28 mars nga bordi iniciues.

Siç njoftojnë ata, arsye e anulimit është përkeqësimi i gjendjes epidemiologjike në vend, dhe me këtë edhe vonesat në përgatitjet teknike.

“Bordi iniciues do të njoftojë në kohë delegatët dhe publikun, menjëherë sapo të caktohet termini i ri”, thuhet në njoftimin e bordit, transmeton TV21.

Kongresi u thirr, që të votohet për besimin e liderit të partisë, Hristijan Mickoski, pas disfatës në zgjedhjet e fundit parlamentare./TV21