Antikorrupsioni hedh poshtë ankesat e VMRO-DPMNE-së!

TË FUNDIT

Në seancën e sotme Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i refuzoi pesë ankesat e VMRO-DPMNE-së.

Ankesa e parë është kundër Ndërmarrjes Komunale Publike, Gazi Babë 2017, ankesa e dytë është kundër kryetarit të komunës së Gazi Babës, ankesa e tretë është kundër kryetarit të komunës së Shuto Orizares. Ankesa e katër e shtruar është kundër kryetarit të komunës së Kisella Vodës dhe ankesa e pestë kundër kryetarit të Qytetit të Shkupit.