“Antibixhozi” kërkesë Mickoskit: VMRO-DPMNE të mos i mbrojë lojërat e fatit

TË FUNDIT

Lëvizja Antibixhioz këtë piramidë e ka vendosur për të përcjellë mesazhin se bixhozi është ai që i sjell fatkeqësitë më të mëdha në familje dhe shoqëri. Nga kjo lëvizje thonë se pronarët e lojërave të fatit i keqpërdorin të punësuarit dhe vetëm janë duke mbrojtur milionat e tyre që fitojnë nga kumari. Madje porosi i dërguan edhe opozitares VMRO-DPMNE.

 “Ambasadoreve te shteteve evropiane i porosisim të mos na e vrasin arsyen tonë për të jetuar pasi edhe ne e meritojmë jetën dhe i pyesim pse valle ne duhet te viktimizohemi për fitimet e tyre? Ju vendimmarrës është koha te merrini përgjegjësi individuale për situatën e krijuar, bëni dallim ndërmjet plaçkitjes klasike që u bëhet qytetarëve dhe industrisë së kumarit, obligoni ata që të s’postohen nga afërsia e të gjitha institucioneve arsimore, çerdheve dhe objekteve fetare. Porosi deri tek z.Mickoski dhe mendimtarët e tij se për çdo dështim eventual ju do të jeni fajtori kryesor për epitetin shtet i kumarit”, tha Jushi Emrullai, lëvizja Antibixhoz.

Kjo lëvizje thonë se nëse ligji nuk kalon në Kuvend, atëherë do të ndërmarrin masa të tjera.

“Ligji do të kalon pavarësisht se nuk i plotëson kërkesat e lëvizjes antibixhoz, ju e dini se lëvizja kërkon zhvendose të objekteve të lojërave të fatit 3 kilometra nga vendbanimet  dhe shpresojmë që hapi parë do të realizohet, nëse jo, atëherë normal që do të protestojmë, reagojmë dhe deri në arritjen e spostimit të të gjitha objekteve ne nuk do të ndalemi”, theksoi Xhemal Abdiu, lëvizja Antibixhoz.

Gjatë ditës së djeshme Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkoi tërheqje të Ligjit për lojërat e fatit nga seanca kuvendore dhe të hiqet prej tij flamuri europian. Deputeti Mile Lefkov tha se po abuzohet me flamurin europian sepse, siç theksoi, ndryshimet e ligjit nuk kanë të bëjnë me harmonizimin e jurisprudencës së vendit me atë të BE-së. Akuzoi se prapa këtyre ndryshimeve janë interesat e një zv/kryeministri aktual, e i cili dëshiron ta rrisë pasurinë e tij. Përndryshe në një vijë me VMRO-DPMNE-janë edhe Asociacioni i realizuesve të lojërave të fatit dhe Asociacioni i basteve sportive, të cilët dje dolën para Kuvendit dhe thanë se ndryshimet e ligjit janë skandaloze, kundër Kushtetutës dhe do të shkaktojnë mbylljen e bastoreve, ndërsa 10 mijë të punësuar do të mbeten në rrugë. Nga të dyja asociacionet u apeluan deputetëve që të mos e votojnë ligjin, në të kundërtën paralajmëruan protesta.