Antikorrupsioni ka hedhur poshtë ankesën e inspektorit të lartë të arsimit Gjorgji Ilevski në lidhje me avancimin e dyshuar të zyrtarëve shtetëror.
Sipas Komisionit Anti-Korrupsioni, ky institucion nuk është kompetent për të vendosur për këtë çështje.
Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i inspektorit Ilievski duke theksuar se pse antikorrupsionit i është dashur një kohë e gjatë prej katër muajsh për të sjellur një vendim të këtillë absurd.
Inspektori Ilievski para katër muajve kishte akuzuar ministrin e arsimit Arbër Ademi, zv.ministrin e brendshëm Agim Nuhiu dhe drejtorin e agjencisë për pronësi industriale Safet Emrulli, se janë avansuar jashtëligjshëm me tituj shkencor. /TV21
