Ansamblit shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare është kthyer në vend me fitore në festivalin e mbajtur në Byjyk-çekmeçe në Turqi, ku ka rrëmbyer vendin e parë. Ky është çmimi i tretë që ansambli po e fiton brenda vitit nëpër festivale ndërkombëtare ku pjesëmarrës janë shtete nga e gjithë bota. Pas këtij triumfi, Drejtori i ansamblit, Shkodran Tolaj, tha se janë duke planifikuar për të ngritur një festival ndërkombëtar edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Ne veç e kemi menduar këtë punë, besoj që vitin tjetër institucioni jonë do të organizon një festival. Ashtu apo të njëjtën si në Byjykçekmeçe por jo 10 ditë por ne do të fillojmë me një ditë.”- deklaroi Shkodran Tolaj, drejtor i Ansamblit.

