Anri Sala, artisti shqiptar më i vlerësuar në Francë

TË FUNDIT

Artisti shqiptar Anri Sala sërish ka kryesuar sondazhin Artindex France nga Le Journal des Arts, për artistët më të vlerësuar në Francë. Ai pasohet nga François Morellet (2), Christian Boltanski (3) dhe Daniel Buren (4). Kjo është hera e tretë që Sala kryeson. Artisti me rezidencë në Berlin e me kombësi shqiptaro-franceze, përfaqësoi Francën në Bienalen e Venedikut në vitin 2013 dhe vazhdimisht hap ekspozita në botë, përfshirë këtu SBBA dhe Izrael së fundmi. Lista Artindex France kalkulohet në atë mënyrë që numri i solo ekspozitave në mbarë botën dhe prestigji i ambienteve ku ekspozohet, rezulton në renditjen e artistëve në 100 pozita. Këtë vit, lista është kritikuar posaçërisht për shkak të mungesës së artisteve femra, me vetëm 19 në top 100-shen, me Sophie Calle në pozitën e pestë. Anri Sala ka studiuar artet e bukura në Tiranë, për të vazhduar më pas video dhe regji filmi në Paris. Ndër arritjet e tij më të dalluara është ekspozimi në muzeun prestigjioz të Londrës, Tate Museum, ku u paraqit me ekspozitën “Dammi i colori”, një instalacion që rrëfen për transformimin e Tiranës me ngjyra, që u bë gjatë udhëheqjes së Edi Ramës.