Drejtori i ri Qendrës Turistike Kodra e Diellit, Abdylgani Aliji, kë lëshuar akuza kundër ish udhehqësisë së kaluar duke thënë se kompaninë e ka gjetur me dy rroga minus dhe pa asnjë mjet për fillimin e sezonit të ri. Alija ka akuzuar se edhe ski liftët nuk kanë pranim teknik ndërsa koha është shumë e shkurtër. Aliji ka paralajmëruar revizion të punës së ish udhëheqësit të kodrës së diellit, i cili duhet të filloj ditëve në vijim, shkaku se, sipas drejtorit të ri, dyshohet për shkumë shkelje.
“Dy muaj paga të pa paguara të punëtorëve kam gjet, pa mjete për përgatitje për sezonin, sepse duhen mjete edhe për përgatitje të sezonit. Ajo që është më e vështirë pra është gjendja e ski liftëve që nuk kanë pranim teknik dhe jemi vonë, por angazhuam njerëz filluam procedurat që deri në fillim të sezonit ti kemi komplet në rast të shfaqjes së ndonjë problemi më të madh. Hotelin Sllavian do e vëmë në funksion sepse hoteli Kodra e Diellit nuk ka asgjë në rregull nuk ka as kushte minimale për ta hapur. Ne si udhëheqësi por edhe këshilli mbikëqyrës, dje e vumë në rend dite kërkesën për të pasur një kontroll të brendshëm për keqpërdorime dhe patjetër do kërkojmë për ndërmarrjen tonë të ketë një kontroll të brendshëm”, tha Abdulgani Aliji – drejtor i pikës turistike Kodra e Diellit.
