Shumica e qytetarëve bullgarë e përkrahin hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por nëse vendi e zbaton Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, tregojnë rezultatet e anketës, që e zbatoi “Galup interneshënëll Ballkan”.
Shumica prej 51,1 për qind nga të anketuarit vlerësojnë se Bullgaria duhet ta përkrah Republikën e Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e BE-së, por me kusht që Republika e Maqedonisë së Veriut shpejtë ta zbatojë Marrëveshjen me Bullgarinë. Përkrahje të pakushtëzuar për anëtarësim japin vetëm 8 për qind nga të anketuarit, ndërsa vetëm 6,1 për qind vlerësojnë se Bullgaria nuk duhet ta përkrah vendin me çfarëdo kushte.
Në konkluzionet e anketës thuhet se qytetarët bullgarë fuqimisht e përkrahin Maqedoninë e Veriut, duke e mbështetur hyrjen e saj në BE dhe duke i përmendur simpatitë tardicionale të larta për vendin, me të cilin ka histori të përbashkët.
“Por ata kategorikisht insistojnë, para se të mendojmë rreth anëtarësimit të fqiut jugperëndimor në BE, fillimisht të rregullohen marrëdhëniet me Shkupin. Parakush është që Shkupi menjëherë ta zbatojë Marrëveshjen me Bullgarinë”, thuhet në anketë, e zbatuar përmes paraqitjeve të drejtpërdrejta te 808 qytetarë të moshuar bullgarë në periudhën prej 29 tetorit deri më 6 nëntor të këtij viti.
