Anketë me qytetarët, a janë të kënaqur me Marrëveshjen për Qeverinë e re?

TË FUNDIT

“Le t’i pyesim edhe qytetarët se çfarë mendojnë në lidhje me marrëveshjen e cila u arrit dje ndërmjet partive LSDM dhe BDI, gjegjësisht koalicionit mundemi dhe BDI-së”, Almedina Ismajli, gazetare. 

Perveçse për Qeverinë e ardhshme qytetarët folën edhe për çështjen e kryeministrit shqiptar.

 “Mendoj se puna është në rregull, fituesit do të formojnë qeveri, meqë ende nuk është formuar dhe kujtoj që kuadrot BDI do t’i gjej që do t’i përgjigjen detyrave të veta, do ta njohin punën e tyre.

Ahmeti e përmbushi, mirëpo këta të tjerët që pritnin si hiena anësh, këta e luajtën rolin që nuk duhej, se Ali Ahmeti në këtë rast iu desh vetëm, po jemi për këtë punë”.

 “Çdo arritje e marrëveshjes është e mirë, që të mos ketë boshllëk në vendimet e Qeverisë, edhe ashtu jemi të lodhur nga situata e pandemisë. Sido që të jetë do të jetë mirë, do të thyhet akulli, 100 ditë, 100, ndoshta ndonjëherë vjen koha, që mundet edhe më shumë”.

 “Fitues janë duhet ta bëjnë. Po në qoftë se e bën një ditë, ta dëgjoj vetë se e ka bërë”. 

 “Marrëveshja… çfarë do që bëhet ne duhet ta pranojmë. Mendoj se është e drejtë që edhe ne të provojmë një kryeministër shqiptar”.

Për qytetarët nuk është me rëndësi se çfarë nacionaliteti është kryeministri, por të jetë në favor të të gjithë qytetarëve.

 “Njerëzit ndahen në të mirë dhe në të ligë. Do më bëhej qejfi edhe nëse bëhet një turk, një serb ose një shqiptar, nëse popullit të Maqedonisë, qytetarëve u mundëson të ardhme më të mirë. Esenca është që ekonomia të ngritet, të ketë progres, të rinjtë të shohin ardhmëri në Maqedoni, mos të na ikin kuadrot e rinj nga vendi.  Mendoj se ky është një populizëm, bëhet fjalë për tejkalimin e kufirit psikologjik, e përshëndes vendimin pse jo”.

Dikush mendon se për qytetarët nuk do të ketë asnjë përfitim nga Qeveria e re.

Një tjetër qytetar vetëm i uroi fat partive që do të formojnë përbërjen e re Qeveritare.

 “Zoti ju dasht fat. Nuk kam koment tjetër kjo është një ditë e madhe, ditë historike, kjo është një arritje e madhe. Zoti ju ndihmovtë, shumë të mira, asgjë negative”.