Një shumicë e evropianëve perëndimorë duan që demokrati Xho Bajden të fitojë zgjedhjet presidenciale të SHBA.-së, kurse mbështetja për mandat të ri të presidentit Republikan Donald Tramp duket të jetë më e lartë në Evropën Lindore, sipas një sondazhi të fundit nga Ju Gov.
Janë anketuar dhjetëra mijë njerëz për zgjedhjet e nëntorit në SHBA.
Sipas sondazhit në Francë, pothuajse dy të tretat e të anketuarve dëshirojnë që Bajden të fitojë dhe 16 për qind janë për Trampin.
Danimarka me shumicë të madhe mbështet Bajdenin me 80 për qind, krahasuar me gjashtë për qind për presidentin Tramp. Në Gjermani, më shumë se 70 për qind e të anketuarve dëshirojnë që Bajden të fitojë.
Trampi ka mbështetje më të madhe në Evropën Lindore.
Sondazh i Pju i vitit 2019 zbuloi se më shumë se gjysma e polakëve kanë mendim pozitiv për presidentin Tramp, kryesisht në Evropë. Vendimi i Trampit për të rritur numrin e trupave amerikane në Poloni ka dalë i popullarizuar.
