Qytetarët e Tiranës kanë vlerësuar se kryebashkiaku më i mirë në 20 vitet e fundit është Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.
Këtë e dëshmon anketa e zbatuar nga televizioni „Euronews Albania“ në të cilën pyetjes se cili është kryebashkiaku më i preferuar në 20 vitet e fundit, banorët e kryeqytetit 30,8 për qind janë përgjigjur Edi Rama, 25,3 për qind Erion Veliaj dhe 4,60 për qind Lulzim Basha, ndërsa 39,3 për qind nuk kanë dhënë përgjigje. п
Qytetarët e kryeqytetit shqiptar e vlerësuan Ramën për “kthimin e Tiranës në një kryeqytet të denjë evropian”.
Rama, 58 vjeç, ishte njeriu i parë i Tiranës për tre mandate radhazi nga viti 2000-2011, mandati i parë ishte tre vjet, pas së cilit u bënë ndryshime në kodin zgjedhor dhe kryebashkiakët e vitit 2003 kanë një mandat katërvjeçar. Rama fitoi çmimin kryebashkiak i botës në vitin 2004 dhe sipas Tajmsit, ai ishte një nga politikanët më të shquar të Evropës në vitin 2005.
Lulzim Basha, 48 vjeç, ish-lider i demokratëve të opozitës, e pasoi atë si kryetar bashkie. Basha ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës nga viti 2011-2015.
Erion Veliaj, 43 vjeç, u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2015 dhe u rizgjodh në vitin 2019.
