Anketën e re e cila tregon se VMRO-DPMNE-ja është në epërsi, partia opozitare po e shfrytëzon si arsye shtesë për zgjedhje të shpejta parlamentare.
“LSDM dhe Dimitar Kovaçevski i ikin takimit të liderëve që të mos hapet çështja për zgjedhje të parakohshme parlamentare që në fakt janë të domosdoshme. Të gjitha anketat, duke e përfshirë edhe anketën e sotme dhe rezultatet e IPSOS tregojnë se shteti fundoset në katastrofë, qytetarët janë të pakënaqur, ndërsa opozita ka përparësi pothuajse të dyfishtë”- deklaroi NAum Stoillkovski, ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-së.
Për rezultatet e anketës, reaguan nga LSDM-ja prej ku thonë se tashmë dihet se si VMRO-DPMNE-ja i porosit anketat.
“Zgjedhjet që do të mbahen në 2024, Hristijan Mickoski do t’i humbë. Prandaj Mickoski porosit anketa të këtilla, prandaj Hristijan Mickoski shpejton madje edhe nëse kjo është në dëm të qytetarëve”- tha Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.
Përplasjet e fundjavës mes dy partive lidhen edhe me bllokimin e Kuvendit, ndërsa u kërkua edhe përgjegjësi nga kryeparlamentari.
“Xhaferi nuk ka dinjitet që t’i përfaqësojë qytetarët e Maqedonisë. Nëse Talat Xhaferi nuk tërhiqet vetë dhe nuk e deponon dorëheqjen e tij, deputetët duhet të kërkojnë që të shqyrtohet aftësia e tij për të qenë kryetar i Kuvendit por edhe aftësia për funksionin e tij si deputet”– pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së
“LSDM-ja dhe shumica parlamentare treguan se si punohet për qytetarët, bllokadat e Mickoskit në Kuvend janë të mundura. Në vend që të luftojë për interesin e qytetarëve dhe shtetit, Mickoski lufton për kolltukun e tij në pallatin e bardhë. Brenda partisë ekziston pakënaqësi nga puna e tij për shkak të paaftësisë së tij”- shtoi Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.
Për takimin e liderëve, Mickoski dhe Kovaçevski po merren vesh përmes mediave, megjithatë deri në këtë moment nuk ka sinjale pozitive pikërisht për shkak të kërkesës së opozitës që pika e rendit të ditës të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
