Anglia sonte përballet me Maqedoninë e Veriut në futboll, ministri Osmani shkëmbeu fanellat me homologun britanik Klleverlli

TË FUNDIT

Në prag ë ndeshjes mes përfaqësueses së Anglisë dhe asaj të Maqedonisë në Mançester, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani gjatë vizitës së tij në Britani ka shkëmbyer fanellat me homologune tij anglez Xhejms Klleverlli, përcjell TV21.

“Përpara ndeshjes së sontme, në mënyrë sportive i shkëmbyem fanellat me kolegun tim britanik Klleverlli. Sonte përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut është mysafire e Albionit krenar, në të famshmin “Old Trafford”, i ashtuquajtur “Teatri i ëndrrave” në Mançester. Sonte do të bëjmë tifo nga dy anë të ndryshme, por do të na bashkojë shpirti sportiv dhe garues. Presim spektakël të madh – le të fitojë futbolli!”