Anglia me supergol ndaj Italisë

TË FUNDIT

Kur ende nuk kishin kaluar 2 minuta lojë Anglia ka shënuar golin e parë në finalen e madhe që po luhet në Uembli.

Ka qenë Luk Shou ai që realizoi një gol mjaft të bukur me të majtën.

Azzurrët kanë qenë tri herë në finale të Kampionateve Evropiane në të kaluarën (1968 – kampion; 2000 – nënkampion; 2012 – nënkampion) dhe kjo është finalja e katërt në të cilën marrin pjesë.

Tre Luanët bënë historinë në turneun e sivjetmë duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të madhe të Kampionatit Evropian.