Angli: Tre persona të vrarë, tre të lënduar në një sulm me thikë në Reding

TË FUNDIT

Dëshmitarët thanë se burri ka sulmuar rreth orës 18 sipas kohës lokale, duke sulmuar kalimtarë të rastit në parkun Riding, qytet rreth 65 kilometra nga Londra.

Policia njoftoi se ka arrestuar një burrë 25 vjeçar në atë vend nën dyshimin për vrasje, duke shtuar se nuk kërkojnë të dyshuar të tjerë.

Dëshmitari Lorens Vort për Bi-Bi-Si deklaroi se sulmuesi menjëherë është nisur drejtë grupit dhe ka filluar t’i sulmojë. Ai ka tentuar të sulmojnë edhe persona të tjerë, por të gjithë kanë filluar të ikin nga vendi i incidentit, madje edhe sulmuesi ka ikur nga parku./MIA