Angli – Danimarkë, pjesa e parë përfundoi baraz

TË FUNDIT

Me fillim nga ora 21:00 , është duke u zhvilluar ndeshja Angli – Danimarkë, në stadiumin “Wembley”.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi baraz me rezultatin 1:1.

Në pjesën e parë të ndeshjes, gjegjësisht në minutën e 30 danezët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Damsgaard M. Por vetëm 9 minuta më vonë anglezët arritën të barazojnë rezultatin në 1:1 me autogolin e Kjaer S në minutën e 39.

Kjo është gjysmëfinalja e dytë e Euro 2020, e fituesi i kësaj ndeshje pritet nga Italia për finalen e madhe./TV21