Biznesmeni dhe ish zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev ka mohuar dyshimet se ka lidhje me rastin e importit të vajit toksik i cili në vend është shfrytëzuar si mazut, kurse si një nga shfrytëzuesit ka qenë edhe njëra nga kompanitë e tij, “Brako”.
Ai deklaroi se ka pasur takim me përfaqësuesin e firmës nga Bosnja e Hercegovina – “Hifa Oil”, nëpërmjet të cilët vaji me origjinë nga “Unipetroll” nga Çekia, në vend është importuar nga “Evrotim GDS” nga Kërçova. Në këtë takim, sipas Angjushevit, ka qenë edhe Ilija Strezovski nga kompania kërçovare, por siç thotë, është prezantuar si bashkëpunëtor nga Maqedonia.
“Takimi nuk ka qenë i fshehtë. Ka ndodhur në orët e pasdites në Qeveri, për çfarë ka edhe agjendë dhe video në të. Në atë takim kemi folur për pjesëmarrjen e shtetit tonë në panarin në Teshanj. Nuk ka pasur as M nga mazuti”, deklaroi në intervistë për Kanal 5.
