Në konferencë për media, ministrja e Financave, Nina Angellovska ka sqaruar se cilat kompani do të duhet t’i kthejnë mjete e marra nga pakot ekonomike “Kovid 1” dhe “Kovid 2” dhe cilat jo.
Me pakon e parë ekonomike “Kovid 1” u tha mjetet nuk do t’i kthejnë kompanitë të cilat kanë pësuar humbje, por sot u njoftua se ka lehtësime edhe në moskthimin e mjeteve të marra, gjegjësisht transformimin e kredisë në grant.
“Nëse kompania ka realizuar humbje, ose nuk ka realizuar fitim, e njëjta nuk është e detyruar t’i kthejë mjetet financiare me kusht që t’i paguajë kontributet ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publike. Më tej, në dekret u definua se kompanitë të cilat do të realizojnë fitim në vitin 2019, do të kthejnë vlerë të limituar më së shumti deri në 50 për qind nga fitimi i realizuar. Kjo do të thotë se nëse kompania ka realizuar fitim financiar deri në 5 mijë euro, për shembull nëse në vitin 2020 ka realizuar fitim prej 7 mijë euro, ajo do të kthejë më së shumti deri në 50 për qind, apo 3 mijë e 500 euro. Tash kemi edhe lehtësim shtesë. Gjegjësisht të gjitha kompanitë të cilat kanë pasur fitim gjatë dy viteve të fundit (2019 – 2020), dhe nuk vonohen në pagesat e kontributeve ndaj DAP-it, mund të aplikojnë në shndërrimin e kredisë në grant, me qëllim që mjetet e fituara të shfrytëzohen për paga, për pajisje të punës, për kapital produktiv,… dhe kështu me radhë”, tha Angellovska.
Për këtë do të aplikohet gjatë vitit 2021, me dorëzimin e bilancit tatimor.
