Njëra prej themelueseve të “Gruper.mk”, e cila është propozuar për ministre e re e Financave, pas publikimit të vendimit Angellovska u prononcua në profilin e saj në Facebook. Ajo shkruan se është e gatshme të investojë në politika progresive fiskale dhe të jap maksimumin e saj në avancimin e transparencës fiskale dhe menaxhim ekonomik me parat e qytetarëve.
“Pas pothuajse 10 vjet përvojë në vend dhe internacionale dhe njohje ndërkombëtare e punës dhe kontributit tim, është nderë që njohurit, puna dhe entuziazmi im për ndryshime, janë parë të vendosen në funksion të progresit të vendit tonë. Ndërsa nderi është më i madh sepse baza është tërsishtë jopartiake. Ofertën e shoh si mundës të jem udhëheqëse e ndryshimeve në vend në të cilin e planifikojë edhe ardhmërinë time”, shprehet Nina Angellovska.
Ajo shton se është e gatshme që njohurit e saja, aftësitë menaxhuese dhe përvojën në biznes t’i investojë në ushtrimin e këtij funksioni të përgjegjshëm.
Angellovska është njëra prej themelueseve të “Gruper.mk”, fituese e çmimit Forbs 30 dhe doktor shkencash në UCM.
