Nina Angelovska, ministre e Financave, në një konferencë për shtyp tha se ende është herët të thuhet se sa kompani do të aplikojnë për masën nga paketa e dytë ekonomike, për pagë minimale për punonjës, pasi që procesi i aplikimit nuk ka filluar ende.
Angellovska theksoi se kompanitë mund të aplikojnë për masën e pagës minimale prej 14.500 denarë për punonjës, gjatë javëve të ardhshme deri më 5 maj, që të marrin mbështetje financiare për pagat e tyre të prillit.
– Për këtë masë, për momentin nuk mund të flasim për numra, sepse procesi i aplikimit nuk ka filluar ende, që të mund të themi se sa ndërmarrje kanë aplikuar. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është që të jemi të saktë në komunikim, që të mos krijojmë paqartësi dhe dilema, tha ajo.
