Kancelarja gjermane Angela Merkel sot u vaksinua kundër Kovid-19 me vaksinën “AstraZenek”, njofton Dojçe Vele.
Kancelarja Merkel, e cila në korrik do të mbushë 67 vjeç, tashmë kumtoi se ka ndërmend të vaksinohet, por se po e pret radhën e saj.
Edhe presidenti Frank-Ualter Shtajnamer paraprakisht u vaksinua me vaksinën “AstraZeneka”, duke thënë se ai ka besim në vaksinat e miratuara në Gjermani.
Me rekomandim të Komisionit qendror gjerman për vaksina, nga fillimi i prillit vetëm personat mbi moshën 60 vjeçare janë vaksinuar me “AstraZeneka”. Ministrat e shëndetësisë të provincave federale disa ditë më parë vendosën që të rinjtë që morën “AstraZeneka” si vaksinën e parë, në rivaksinimin për të marrë Fajzer/BioNTek ose Moderna.
