Angela Martini, modelja dhe ish-Miss Universe Shqipëri, ka vendosur të divorcohet nga producenti hollivudian Drago Savulescu, pas tetë vjetësh martese.
Sipas dokumenteve ligjiore të siguruara nga TMZ Angela Martini ka dhënë kërkesën të enjten ku ajo përmend “mospajtime të pakapërcyeshme.
Çifti janë martuar në vitin 2017, derisa nga kjo martesë sollën në jetë një fëmijë i cili aktualisht është 3 vjeç. Bëhet e ditur se ajo ka kërkuar kujdestari të përbashkët për të voglin e tyre a po ashtu edhe mbështetje financiare.
Kurse producenti i njohur ende nuk ka bërë asgjë publike lidhur me këtë gjë. Angela vazhdon të mbajë në rrjetet sociale fotot me bashkëshortin./21Media


