OSBE së bashku me Komunën e Gjilanit, Ministrinë për Kulturë, OJQ – të dhe të rinjtë, kanë organizuar aktivitetin me rininë për promovim të vullnetarizmit, sfidat dhe angazhim në punë vullnetare.
Në këtë takim është bërë edhe shpërndarja e broshurës “Angazhohu sot, mos e lë për nesër”, ku
precizohet saktësisht se çka në të vërtetë është vullnetarizmi, llojet, format dhe parimet e punës
vullnetare etj.
Me këtë rast drejtori i OSBE – së në Gjilan, Ulrich Biffar, ka thënë se të rinjtë që janë pjesë e
angazhimeve vullnetare, kanë përfitime jashtëzakonisht shumë nga ky angazhim, edhe pse nuk
marrin mjete materiale – para.
”Të jesh vullnetarë do të thotë shumë, kur kemi parasysh që me punën vullnetare mund të bëhen
përmirësime të shumta që janë në shërbim të komunitetit në forma të ndryshme. Angazhimet
mund të jenë në asistencë, bamirësi dhe solidaritet, pjesëmarrje qytetare, avokim, lobim, pastaj
ndihma në raste emergjente etj. Shembull të vullnetarizmit kemi kur një i ri për një periudhë kohore kryen punë vullnetare në një institucion. Ky i ri do të jap kontributin e tij në fushën e caktuar në dhënie të shërbimeve të ndryshme dhe janë përfitues një numër i madh i përfituesve,
që në këtë rast janë një numër i madh i komunitetit që prekin këto shërbime”, tha ndër të tjerash
ai, duke spikatur se vullnetarizmi buron nga shpirti.
