Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, u tha se ky institucion vazhdon të mbetet më i besueshëm nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe institucion që dita-ditës po dëshmon për profesionalizimin e tij si njëra nga policitë më të suksesshme në rajon. Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se Policia e Kosovës vazhdimisht po dëshmohet profesionale dhe në mbrojte të qytetarëve dhe ofrimin e sigurisë për ta. Ndërkaq Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, tha se për institucionet e Kosovës mbetet prioritet anëtarësimi i Policisë në mekanizmat ndërkombëtar, Europol dhe Interpol./21Media
