Andy Byron kapet “mat” me kolegen në koncertin e Coldplay, gruaja e tij fshin mbiemrin nga rrjetet sociale

TË FUNDIT

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Astronomer”, Andy Byron, u gjend në një situatë tejet të sikletshme gjatë një koncerti të Coldplay, të cilin po e ndiqte në një stadium.

Teksa ishte duke përqafuar drejtoreshën e personelit të kompanisë, Kristin Cabot, kamerat e stadiumit e fokusuan atë, dhe momenti u transmetua në ekranin gjigant. Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, Byron duket i shtangur kur kupton se është në fokusin e kamerës dhe përpiqet të fshihet. Edhe kolegia e tij i kthen shpinën kamerës, në përpjekje për të shmangur vëmendjen.

Videoja u bë virale, duke shkaktuar reagime të shumta në publik.

Pas publikimit të pamjeve, bashkëshortja e tij, Megan, reagoi në mënyrë domethënëse, ajo hoqi mbiemrin e bashkëshortit nga profili i saj në Facebook, një veprim që shumë e kanë interpretuar si shenjë e pakënaqësisë së saj ndaj situatës.