Carlo Ancelotti është trajneri i parë, i cili tre herë e ka eliminuar Pep Guardiolan nga Liga e Kampionëve.
Reali i Madridit, nën udhëheqjen e italianit mbrëmë fitoi Manchester City përmes penaltive në çerekfinale të Ligës së kampionëve.
Paraprakisht, Reali i udhëhequr nga Ancelotti e ka eliminuar Guardiolan në gjysmëfinale në vitin 2022, si dhe në gjysmëfinale në vitin 2014, kur spanjolli udhëhiqte Bayern Munich. Në të dy rastet, Reali në fund triumfoi.
Këtë sezon, Reali i Madridit në gjysmëfinale do të luajë kundër Bayern Munich.
