Ancelotti ndan çamçakëzin e tij me një tifoz gjatë ndeshjes (video)

TË FUNDIT

Dje Real Madridi mundi Athletic në Bilbao (0:2), golat i shënuan Karim Benzema dhe Toni Kroos.

Carlo Ancelotti ishte i kënaqur me rezultatin e ndeshjes dhe ishte në humor të mirë. Një nga tifozët në tribuna vendosi të përfitojë nga kjo, duke i kërkuar trajnerit të Madridit një çamçakëz.

Acelotti nuk u turpërua nga kërkesa dhe ai pa hezitim e ndau me tifozin.