Ançeloti: Barcelona po ndërton një skuadër të klasit të lartë

TË FUNDIT

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka deklaruar se ka respekt të madh për Barcelonën e cila paralajmëroi luftë për trofe në sezonin vijues, transmetojnë mediat spanjolle.

Ançeloti pas duelit të djeshëm kundër Juventusit (2-0) në Pasadena ka diskutuar me gazetarët për lojën e skuadrës së tij, por edhe për Barcelonën.

Reali nuk ka qenë aktiv në afatin kalimtar, derisa Barcelona edhe pse me probleme financiare ka angazhuar Robert Levandovskin, Andreas Kristensenin, Frenk Kesin dhe Rafinjën.

“Asgjë nuk më habit në futboll. Ata po krijojnë një ekip të klasit të lartë, por unë angazhohem vetëm për skuadrën time. E respektojmë Barcelonën”, deklaroi Ançeloti.