Mbi një miliard euro kanë lënë qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar në rrjetin më të madh të marketeve në vend që të ushqehen.
Nga ato, mbi 35 milionë euro ka qenë përfitimi nga shtatë marketet më të mëdha tregojnë të dhënat për 100 kompanitë në vend.
Qytetarët alarmojnë – çmimet rriten, inflacioni e tkurr buxhetin vendor, kurse jetesa po bëhet gjithnjë dhe më e shtrenjtë…
Për këtë sonte është diskutuar në “Biznis21” dhe se sa është duke dhënë efekt shporta e Vitit të Ri.
