ANALIZË: “BE-ja lejoi që mosmarrëveshjet bilaterale të kenë përparësi mbi reformat”

TË FUNDIT

Raporti me titull “Nga norma në zhurmë” paralajmëron se Brukseli gjithnjë e më shumë po sakrifikon vizionin strategjik për shkak të kompromiseve të brendshme politike. Bashkimi Evropian, në vend që të shpërblejë reformat, kalon te lavdërime sipërfaqësore, kushte të dobëta dhe toleron veto bilaterale.

Në vitin 2022, madje edhe iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” mori më shumë mbështetje – 82% kundrejt 73% për BE-në.

Raporti thekson se edhe në shtetet e tjera të rajonit – nga Kosova, në Bosnje e Hercegovinë dhe Mali i Zi – kushtëzimi është i paqëndrueshëm, ndërsa kompromiset politike e minojnë thelbin e procesit.

Autorët e analizës kujtojnë se besimi nuk ndërtohet me deklarata, por me hapa të qëndrueshëm dhe rregulla të qarta për të gjithë. Pa një ndryshim të tillë, perspektiva evropiane për rajonin do të mbetet një synim i largët dhe i paarritshëm.