Amy Coney Barrett e nominuar nga Trump për Gjykatën e Lartë

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Donald Trump thuhet se do të nominojë Amy Coney Barrett, një të preferuar të konservatorëve socialë, për të qenë në krye të Gjykatës së Lartë.

Vendimi i presidentit që do të zbulohet në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, kjo është konfirmuar për CBS News dhe media të tjera amerikane.

Ajo do të zëvendësojë Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten e kaluar, transmeton tv21.tv.

Përzgjedhja e saj është parë me shqetësim nga grupet liberale. Grupet për të drejtat e abortit janë shprehur të shqetësuara se kjo gjykatëse mund të ofrojë ndihmë për ta kthyer mbrapsht vendimin e vitit 1973, me të cilin aborti ishte legalizuar në nivel kombëtar.