Më shumë se 100 civilë janë masakruar në sulmin e një grupi të armatosur në Etiopinë perëndimore, bëri të ditur Amnesti Interneshënëll (AI).
Pjesëtarët e bashkësive Amhara, Oromo dhe Shinasha kanë sulmuar fshatra në rajonin Benishangul Gumuz në orët e hershme të mëngjesit, theksoi AI në kumtesë.
Njerëzit janë vrarë me armë zjarri dhe armë të ftohtë, ndërsa shtëpitë janë djegur.
AI ka biseduar në telefon me pesë të mbijetuar. Besohet se numri i të paktën 100 civilëve të vdekur nuk është përfundimtar. Motivet për sulmin janë intoleranca midis bashkësive etnike.
AI i bën thirrje Qeverisë etiopiane të ndalojë me dhunën , mbi pakicat etnike. Tensionet midis grupeve etnike janë rritur me ardhjen e kryeministrit Abi Ahmed në pushtet në vitin 2018.
Për momentin në rajonin verior Tigraj ka konflikt midis Frontit Çlirimitar Popullor Tigraj (TPLF dhe Qeverisë qendrore në Adis Abeba.
