Amerika do të blejë 500 milionë vaksina kundër Covid-19 për gjithë botën

TË FUNDIT

Administrata e presidentit të Amerikës, Joe Biden, ka konfirmuar se do t’i blejnë rreth 500 milionë doza të vaksinës Pfizer, për afro 100 shtete, për dy vitet e ardhshme, raportojnë mediat në Amerikë.

Shteti i Amerikës, ka qenë nën presion tashmë sa kohë, për të bërë më shumë që të shpejtojë procesin e vaksinimit në vendet e varfëra.

Ky vendim erdhi menjëherë pasi presidenti Biden, shënoi udhëtimin e tij të parë të huaj si president i Amerikës.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ende nuk ka konfirmuar planin fillestar, se nga ku do të fillojnë të shpërndahen këto 500 milionë vaksina nëpër botë.

Po ashtu, Biden është pyetur nëse ka ndonjë strategji për vaksinim për gjithë botën, ku ka konfirmuar se ka një strategji dhe që së shpejti do ta bëjë të ditur.

Presidenti Biden, së shpejti do të takohet me partnerët evropian dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin./21Media

TË NGJAJSHME