Ambientalistët sërish me iniciativë për Jablanicën. “Të shpallet Park Nacional sepse po shkon drejt shkatërrimit”

TË FUNDIT

Riaktualizohet iniciativa për shpalljen e Jabllanicës park nacional. Shpyllëzimi dhe aktivitetet e ndërtimeve të paligjshme janë sfidat kryesore të këtij brezi malor të njohur për florën dhe faunën endemike. Ambientalistët besojnë se shpallja e Jabllanicës Park Nacional do të ndalojë shkatërrimin e pyjeve, uzurpimin e tokave dhe ndërtimet pa leje. Për mbrojtjen më të madhe të pasurisë natyrore, ekologët kërkojnë që procedura e mbrojtjes të përfundojë sa më shpejt.


“Shkatërrimi sistematik i burimeve natyrore nuk ndalet, për fat të keq. Dhe, le të theksojmë se, nëse vazhdojmë me një sjellje të tillë ndaj natyrës, mund të humbasim vrullin, që mali të shpallet park nacional, pra duhet të jetë në një kategori më të ulët”, tha Frosina Pandurska Dramicanin – Shoqëria mjedisore e Maqedonisë.


Janë bërë disa studime për valorizimin e vlerave natyrore të Jablanicës, por procesi për shpalljen e zonës së mbrojtur është në ngecje.


“Ajo që mungon tani është një studim i ri për valorizimin e vlerave natyrore me kërkime socio-ekonomike dhe ky është dokumentacioni minimal që duhet që procesi të ecë sadopak në nivel institucional”, shtoi Pandurska Dramicanin.
Në pjesën e Shqipërisë mali Jablanicë është park kombëtar që nga viti 2008, ndërsa në Maqedoni ka iniciativë që nga viti 2007, por procedura ende nuk ka përfunduar. Ndryshe mbi 70% e popullsisë vendase e përkrahin iniciativën për shpalljen e Jablanicës si Park Nacional.